FOTO/ Sanchez bëhet me shtëpi në vlerë 2 milionë pound

Alexis Sanchez ka filluar të përshtatet menjëherë me jetën në qytetin e Mançesterit, duke blerë një shtëpi prej 2 milionë funte. 

Ish ylli i Arsenalit, është bërë lojtari më i paguar në Ligën Premier, pasi përfiton 350,000 mijë funte në javë, pasi ka nënshkruar me Manchester Unitedin.

Sanchez ka blerë një shtëpi afër shokut të kombëtares, Claudio Bravo, i cili aktualisht është pjesë e rivalëve të qytetit, Manchester City.

Sportsmail ka nxjerrë pamje ekskluzive nga shtëpia e tij e re, kur pastaj ai erdhi me Bentley GT, që vlen 150 mijë funte.

Pamjet vijnë nga disa pjesë të shtëpisë, oborri dhe dhoma e kinemasë.

Aktualisht Sanchez po qëndron në hotelin Loëry Hotel, që paguan mbi 800 funte për natë, ndërsa aty qëndron edhe Jose Mourinho.

Edhe qentë e tij Atom dhe Humber, ishin së bashku me lojtarin për ta parë nga afër shtëpisë.

Pesë dhoma të fjetjes dhe një oborr shumë të madh, ku qentë do të kishin mundësi që të luanin.

Mësohet se çmimi i shtëpisë është 2 milionë funte. Garazha mund të shndërrohet në palestër.

Sachez mund ta bëjë debutimin me Manchester United ndaj Yeovil Toën në raundin e katërt të FA Kupë.