Maqedoni, zjarr ne Tetovë, digjen disa shtëpi humb jetën nëna më 4 fëmijët

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në qytetin e Tetovës, ku si pasojë ka edhe të vdekur. Sipas burimeve nga vendgjarja ka humbur jetën nëna bashkë me 4 femijët e saj.

Burime të Telegrafit Maqedoni konfirmojnë se zjarri ka kapluar disa shtëpi në rrugën “Goce Dellçev”. Jozyrtarisht, zjarri është shkaktuar nga kamini.

Konfirmohet se ka disa të vdekur, ndërkaq zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, ka njoftuar se informacione të detajuara do të ketë gjatë ditës. Zjarri në këtë lagje është konfirmuar edhe nga Brigada e Zjarrfikësve të Tetovës.