Futbollisti i kërkon xhaketën firmato, nuk do ta besoni reagimin e Guardiolës

Manchester City shkoi në finalen e “Carabao Cup”, pas eliminimit të Bristol City. Aden Flint, lojtar i Bristol Cityt, shkoi te Pep Guardiola për t’i propozuar një ndryshim: të jepte fanellën e tij për xhaketën firmato të trajnerit katalanas.

Pas një buzëqeshje të vogël dhe një komenti të shkurtër, Guardiola e refuzoi kërkesën e Flint.

Lojtari vetë i është referuar kësaj situate në rrjetet sociale, pas ndeshjes mes Manchester City dhe Bristol City.

“Pyeta Pep me vrull për të shkëmbyer xhaketën “Stone island jacket” me fanellën time. Ai nuk pranoi”, shkruan në statusin e tij Aden Flint.