Mashtrimi 9 milionë dollarë/ 6 të arrestuar, 5 në kërkim

Gjykata e Tiranës, me kërkesë të prokurorit Ndini Tavani ka vendosur 11 masa arresti në mungesë, 6 prej të cilave janë ekzekutuar nga policia e Tiranës, kurse 5 janë ende në kërkim.

Personat për të cilët është dhënë masa e arrestit dyshohen se përmes një skeme mashtruese me TVSH i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 9 milionë dollarë.

Personat e arrestuar

Dhimitraq Çelo;

Bujar Murataj;

Shkëlqim Hasani;

Ruzhdi Murataj;

Nevruz Lami;

Indrit Sulaj.

Në kërkim

B.Gj

M.M

A.B

S.K

E. Sh

Gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, prokuroritë e Rretheve Gjyqësore në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, zhvilluan një hetim me qëllim goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave. Tatimet njoftuan disa ditë më parë se në prokurori janë referuar dosje për 54 subjekte tregtare, me 72 autorë. 

Në lidhje me këto dosje priten të tjera arrestime.