VIDEO/ Lazio-Udinese, ndryshon rezultati në ‘Olimpico’ sapo fillon pjesa e dytë

Lazio po luan në “Olimpico” ndeshjen e prapambetur të javës së 12-të të Serie A kundër Udineses, njofton SYRI.net.

Në minutën e 23-të Samir shkakton një autogol, duke i bërë nder Lazios, që udhëheq 1-0.

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, ku Strakosha e ruan të paprekur portën laciale.

Sapo fillon pjesa e dytë (47’) skuadra e Simone Inzaghit dyfishon shifrat. Nani shënon golin e sigurisë, 2-0.