Kastro Zizo publikon këngën ‘Më mirë të ndarë’, një dedikim personal...? /VIDEO

Pas suksesit të këngës “Pa faj” në Kënga Magjike, kantautori Kastro Zizo ka sjellë një këngë të re.

Këtë herë ai vjen vetëm me këngën “Më mirë të ndarë”, ku i këndon një lidhjeje të përfunduar.

Nuk dihet, nëse Kastro e ka një dedikim personal për ndonjë histori të tij.

Kujtojmë, që vetëm pak kohë më parë ai ftoi shumë të afërm dhe personazhe të njohur në fejesën e tij, ku më pas nuk shkoi vetë, duke thënë se ishte një shaka e bërë nga dikush, që i kishte vjedh “Whatsapp”. Sa i përket statusit të tij, Kastro ka theksuar se është beqar.