FOTO/ Lazio-Udinese, Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë. Strakosha i pakalueshëm

Lazio po luan në “Olimpico” ndeshjen e prapambetur të javës së 12-të të Serie A kundër Udineses, njofton SYRI.net.

Në minutën e 23-të Samir shkakton një autogol, duke i bërë nder Lazios, që udhëheq 1-0.

Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, ku Strakosha e ruan të paprekur portën laciale.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat e 45 minutave të para.