Rama: Shpresojmë që Shqipëria dhe Serbia të hyjnë përnjëherë në BE...

Shpresojmë që Shqipëria dhe Serbia të hyjnë përnjëherë në Bashkimin Europian. Kështu raportohet të ketë deklaruar sot Kryeministri Edi Rama, i cili po merr pjesë në Samitin e Davosit.

“Procesi i anëtarësimit bazohet në arritjet. Serbia është para nesh sepse tashmë po zhvillon negociata, por ne shpresojmë që këtë vit të fillojmë negociatat.

Kjo është konkurrencë e shëndoshë dhe ne kemi dëshirë të përparojmë dhe pse jo, në të ardhmen të jemi në pozita të njëjta dhe të hyjmë përnjëherë në BE, me supozimin që Serbia të njohë Kosovën”, ka thënë Rama, sipas B92.

Sikundër raportohet, Kryeministri Rama dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç  janë përshëndetur sot në Davos, ndërkohë që pritet të zhvillojnë nesër një takim.