Kryemadhi: Në 27 janar ti tregojmë Ramës se nuk mund të bëjë ç’të dojë me shqiptarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ju ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë,që ti bashkohen protestës opozitare në 27 janar.

Nga njësia numër 8, ku zhvilloi një takim me strukturat e LSI-së, Kryemadhi tha se në datë 27 janar, shqiptarët do ti tregojnë Ramës dhe oligarkëve, se nuk mund të bëjnë ç’të duan me shqiptarët.

‘Sot nuk është koha për moral,sot është koha për të vepruar, për të biseduar me njerëzit, për ti ftuar të gjithë që në datën 27 të jemi të gjithë në protestë. E them këtë për të protestuar jo për flamujt politikë,por si qytetarë,për tu treguar atyre që s’kanë sy dhe veshë, se nuk mund të bësh ç’të duash me shqiptarët. Ka arsye pafund të për të protestuar’, tha Kryemadhi.