Gazmend Bardhi në Syri.net: Policia nuk veproi kundrejt denoncimeve në ditën e zgjedhjeve...

Gazmend Bardhi, ish-ministër i Drejtësisë, tha në studion e Syri.net se Policia e Shtetit në zgjedhjet e 25 qershorit nuk ka vepruar kundret denoncimeve që janë bërë jo vetëm nga subjektet politike, por edhe nga ministrat.

“Me qindra raste u denoncuan në kohë rekord në polici mbi personat që ushtronin presion pranë qendrave të votimit në zgjedhjet e 25 qershorit. Por në orën 17:00 kur u mblodh edhe Task Force për të analizuar situatën, përgjigjia zyrtare që na erdhi nga Policia e Shtetit ishte se nuk kishte vepruar pasi nuk kishte burime njerëzore”, tha Bardhi.

Në vijim ai shtoi se ministrat teknikë u përpoqën të kryenin detyrat e tyre, nga pjesa tjetër e administratës nuk kishte reagim për denoncimet, pasi me urdhër të Edi Ramës nuk gjenim bashkëpunimin nga kjo pjesë e administratës, për të minimizuar qoftë presionin ashtu edhe angazhimin e tyre në fushatë.