Gazmend Bardhi në Syri.net: Shqiptarët do reagojnë si rumunët, ja qëllimi i protestës në 27 janar...

Gazmend Bardhi, ish-ministër i Drejtësisë, tha në studion e Syri.net se organet e drejtësisë kanë materiale të mjaftueshme për të çuar në burg zyrtarë të lartë të lidhur me krimin. Bardhi tha se për të realizuar këtë duhet që drejtësia të lihet të punojë.

Bardhi tha se sot qytetarët janë në protestë të përditshme, duke shtuar se edhe protesta e 27 janarit do të tregojë se shqiptarët janë në të njëjtin nivel me qytetarët rumunë, që janë ngritur për të mos lejuar kapjen e drejtësisë.

“Kemi një situatë të ngjashme, ashtu si në Rumani, edhe në Shqipëri, qeveria po tenton të kapë drejtësinë. Të jeni të bindur se në 27 janar, qytetarët shqiptarë do të mbështesin në masë protestën e opozitës, pasi ato e ndjejnë në shtëpinë e tyre padrejtësinë e qeverisë ndaj tyre. Protesta nuk po bëhet që të vijë në pushtet PD apo ndonjë parti tjetër, por për shkak se ekonomia shqiptare sot është dramatike. Gjendja në të c ilën sot ndodhet Shqipëria është dramatike, nuk mundet që ekonomia shqiptare të kthehet si ajo në vitet 1970-1980”, tha Bardhi.

Sipas tij, qëllimii protestës së 27 janarit është që ti bëhet e qartë Edi Ramës që qeverisja me krimin dhe kriminelët ka marrë fund.