VIDEO/ Momentet historike kur Panucci i shënonte Skocisë dhe e eliminonte nga EURO 2008

Shqipëria mësoi sot kundërshtarët e grupit të Ligës së kombeve, ku do të përballet me Skocinë dhe Izraelin.

Nëse izraelitët i kishim në grup, eliminatoret e fundit të Botërorit, dhe kemi kujtime të freskëta me ta, ndaj Skocisë Shqipëria nuk ka luajtur kurrë në gjithë historinë e saj.

Por, një njohës i skocezëve është pikërisht trajneri Christian Panucci.

Ndeshja e vlefshme për EURO 2008, ishte e mbërthyer në rezultatin 1-1, dhe vetëm një gol i Panuccit në sekondat e fundit të lojës, pas një harkimi të Pirlos, bëri që të kaltrit të kualifikoheshin.