Elton John tërhiqet nga skena, një infeksion i rëndë ‘rrëzon’ këngëtarin

Mesa duket artisti i njohur Elton John, ka vendosur të heqë dorë nga karriera e tij si artist dhe shkak për këtë vendim është bërë gjendja e tij shëndetësore.

Sipas medieve të huaja, artisti ka vendosur të mos performojë më në skenë dhe shkak për këtë është bërë një infeksion që artisti ka marrë gjatë një turneu në Amerikën e Jugut.

Këtë gjë e ka pohuar edhe vetë artisti, ai u shpreh se ishte koshient që ishte i sëmurë. “E dija që isha sëmurë por nuk e dija që kisha diçka kaq të rrezikshme brenda meje derisa bëra një skan, i cili erdhi pas 9 performancash, 24 fluturimesh dhe një balloje verore.” – shprehet ylli 70 vjeçar.

Kjo situatë e krijuar ende nuk është konfirmuar nga Elton John, ditën e sotshme pritet që deklarata të jepet nga vetë artisti, ose nga përfaqësuesit e tij.