FOTO/Vrasësi serial i 49 femrave: Mishin e grinte dhe ua shiste...

Një dokumentar i ri hedh dritë më shumë në lidhje me një prej vrasësve serialë më të tmerrshëm në botë.

Robert Pickton, një fermer derrash nga Kanadaja, vrau 49 femra në pronën e tij.

Trupin e tyre e përdorte për të bërë mish të grirë, të cilin më pas ua shiste klientëve, disa prej të cilëve ishin policë.

Ai u arrestua në shkurt të vitit 2002.

Tashmë 68 vjeç, ai ndodhet në burg.

Në dokumentar, Pickton flet me një polic të fshehtë, i maskuar si i burgosur.

Pickton përshkruan se si qëllimi i tij ishte që të vriste 50 viktima, por u tregua pak i ngadaltë dhe e humbi objektivin për vetëm një femër.

Pasi e arrestuan në vitin 2002, policia zbuloi gjurmët e ADN-së të 26 femrave, shumica e të cilave prostituta, të cilat i merrte në lagjen e dritave të kuqe në Vankuver.

Teknikat e vrasjes ishin të ndryshme. Në disa raste u injektonte antifrizë në trup, duke u thënë se ishte drogë.

Në raste të tjera i therte. Në rrëfimin e tij, krejt i akullt, ai e pranon se u bë i avashtë kohët e fundit.

Kur oficeri i maskuar i thotë se mënyra më e mirë për të hequr qafe trupat është që t’i hedhësh në oqean, ai thotë: “Unë e kisha më të mirë, i çoja në punishten e grirjes së mishit”.

 “Në fund u bëra i avashtë. Më kapën. Doja të vrisja edhe një, doja të bëja 50”.