Shpërthen deputeti i PD: Boll u tallët me studentët, ja kush i ka përcaktuar tarifat...

Deputeti demokrat Luçiano Boçi përmes një komenti në rrjetet sociale i ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit që të mos tallet me studentët lidhur me tarifat për arsimin e lartë. Boçi shkruan se përveç ligjeve skandaloze, edhe mësimi është në gjendje të tillë.

Reagimi i Luçiano Boçit

MINISTRIA E ARSIMIT NUK DO E NUK DO QË TË MËSOJË...

Në reagimin e sotëm, Ministria e Arsimit i përgjigjet studentëve në protestë se “tarifat e studimit nuk vendosen më nga qeveria por nga vetë institucionet arsimore pra që janë universitetet. Çdo universitet vendos vetë për politikat që ndjek.”

Mashtrim dhe paaftësi bashkë = MASR.

Boll u tallët me studentët e lexojeni ligjin, për të cilin ishit gati të binit dëshmorë!

Ja çfarë thotë Ligji i AL për këtë!!!!!

Në nenin 7 pika f, pëcaktohet “e zeza mbi të bardhë”, se Ministria përgjegjëse për Arsimin

“i propozon Ke?shillit te? Ministrave kufirin maksimal te? tarife?s se? shkollimit pe?r programet e studimit te? ciklit te? pare? ne? institucionet publike te? arsimit te? larte?”

Pra thjesht e qartë!

N.q.s ministria vendos një kufi maksimal tarifimi, p.sh 200.000 lekë të vjetra, për çdo program studimi, asnjë Universitet publik nuk mund ta tejkalojë.

Të gjitha vendimet e tyre do jenë detyrimisht nën kufirin maksimal të propozuar nga Ministria e Arsimit dhe të miratuar nga Kryeministri i koncesioneve.

Mirë që bëjnë ligje skandaloze, por dhe mësimin e tyre e kanë skandaloz!

Të vjen vërtet keq dhe revoltë njëkohësisht, kur dëgjon përgjigjet e Ministrisë së Arsimit.