Ndryshon struktura e Prokurorisë së Përgjithshme, ja kë ‘fshin’ Arta Marku nga akuza

Pasi largoi të komanduarit dhe disa prej prokurorëve të emëruar, kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Maku ka vendosur të ndryshojë edhe strukturën e institucionit të akuzës.

Struktura e re do të përbëhet nga katër drejtori të rëndësishme.

Siç duket edhe Marku ka marrë mësime nga kryeministri Edi Rama i cili bëri ndryshime strukturash për të larguar të padëshiruarit. Edhe kryeprokurorja me këtë mënyrë do të mund të largojë të gjithë ata që nuk i dëshiron.

Ndërkohë, Report Tv bën të ditur sot se do të shkrihet Drejtoria e Hetimit, pasi me ligjin e ri prokurorët janë të pavarur në procesin e hetimit dhe vendimmarrjen e tyre e vlerëson gjykata.

Drejtoritë që do të përbëjnë strukturën e re të Arta Markut në Prokurorinë e Përgjithshme

Drejtoria Gjyqësore

Drejtoria e Telekomunikacionit dhe Përgjimeve

Drejtoria e Marrëdhënieve me jashtë, Dekriminalizmit, Mbrojtjes së Dëshmitarëve

Drejtoria e Inspektimit

Mbrëmë në prokurori është zhvilluar një mbledhje orët e vona dhe është finalizuar me vendimin për miratimin e strukturës së re të kryeprokurores Arta Marku në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ndërkohë, mësohet se me ndryshimet e reja hiqen komandimet, gjë që pritet të pasohet më një sërë ndryshimesh sa i përket drejtuesve të prokurorive në Tiranë e rrethe. Tashmë pritet të zbardhet edhe numri i prokurorëve që janë të komanduar në Prokurori, pasi kjo ka qenë edhe një nga pikat kryesore të platformës së Arta Markut.