Debate në Komisionin e Sigurisë për policinë, deputeti i PD: Mos na sillni këtu ata që janë papunë

Seanca e sotme e diskutimeve në Komisionin e Sigurisë për kamerat e sigurisë pranë bizneseve, ka përfshirë në replika, deputetët e PD-së, ata të PS-së dhe kryetaren e Komisionit, Ermonela Felaj.

Drejtori i Policisë në Elbasan, Altin Qato, tha se janë ngritur komisione në çdo drejtori.

 “Janë ngritur komisionet në drejtoritë vendore. Janë përgatitur 6 akte nënligjore. Drejtoritë vendore hartuan planin e masave. Numri i subjekteve ku do të vendosen masa shtesë të sigurisë pritet të jetë i madh”, tha Qato.

Deputeti i PS-së, Paulin Sterkaj me një pyetje për deputetët.

 “Kemi shume raste grabitjesh apo ngjarjesh te tjera, ku autoret janë të fiksuar fare qartë nga kamerat, ndërkohe qe policia nuk i kap, ku është problemi këtu, neglizhence e policisë apo çfarë?”- tha ai.

Më pas ka ndërhyrë deputeti i PD-së, Myslim Murrizi i cili ka ironizuar dhe ka pyetur se ku ndodhet kreu i policisë, Rebani Jaupi.

“Na thatë që do vinte të raportonte drejtori Rebani Jaupi, sot ka ardhur dikush tjetër, nuk kam asgjë, por ky që është vetë i komanduar. Rebaniu e ka marrë gradën me urdhër të Tahirit?

Të jeni më serioze ju, të vijë shefi i komisariatit 3 dhe ne e gjykojmë duhet të vijmë këtu, këta çojnë në komision kë të kenë të ngeshëm.

Luftën e kriminalitetit po e ktheni në big brother, a do e zgjidhë shtimi i 3500 kamerave gjetjen e tre shefave të shpallur në kërkim për trafik droge, që nuk dimë as adresat.”-tha Stërkaj.