Gërmimet në Dragot të Tepelenës/ Zhvarrosen 6 skelete ushtarësh

Në fshatin Dragot të Tepelenës vijojnë gërmimet për gjetjen e eshtrave të ushtarëve greke të rënë gjatë luftës italo-greke.

Edhe pse zyrtarisht palët shqiptare dhe greke nuk kanë dhënë informacione mbi gërmimet, burime pohojnë gjetjen e 6 skeleteve, 2 prej të cilëve janë identifikuar.

Pritet që rezultatet e para për identitetin e eshtrave të mbërrijnë pas 10 ditëshit të parë të gërmimeve. Për të gjithë skeletet që nuk do të mund të identifikohen prej medalionëve do të ketë analiza të mëtejshme ADN-je.

Mes të varrosurve në luginën e Sajmolës mendohet të ketë edhe një numër të vogël ushtarësh italianë.