Federata e nominon për president, Ronaldo befason: Po planifikoj të blej një klub

Luis Nazario Da Lima, apo Ronaldo, siç e njeh bota e futbollit, është një nga emrat e nominuar në Brazil, për të marrë drejtimin e Federatës vendase të Futbollit.

Ish ylli i Interit dhe Realit të Madridit, tha se ndihej mjaft i vlerësuar për mundësinë që i është ofruar, por se nuk ndihej ende gati për këtë hap të rëndësishëm.

“Jam shumë i lumtur, sepse ky propozim më vlerëson, por nuk mendoj se jam gati për këtë hap. Aktualisht po planifikoj të blej një klub në Championship ose Secunda Division, për ta drejtuar dhe për të marrë sa më shumë eksperiencë. Dua të aplikoj një mënyrë inovative drejtimi dhe pasi të kem eksperiencën e duhur, do të marr në konsideratë drejtimin e Federatës Braziliane të Futbollit”, u shpreh braziliani.