Do të mungojë Mbappe në Champions kundër Realit? Vjen përgjigja zyrtare...

Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm të luajë për Paris Saint-Germainin në ndeshjen e parë të Champions Leagues kundër Real Madridit.

Ky është përfundimi i rëndësishëm i arritur menjëherë pasi lojtari kreu ekzaminimet mjekësore.

Superylli francez u dëmtua keq gjatë një përplasjeje me portierin e Lyonit, por ai do të kthehet me skuadrën para 14 shkurtit.

Siç qëndrojnë gjërat, francezi nuk do të përfshihet në skuadrën e trajnerit Unai Emery për ndeshjen e të enjtes kundër Guingamp por ka mundësi të thirret për ndeshje ndaj Montpellier