Shqipëria rrezikon pjesëmarrjen? Qerimaj: Keqardhje për Begajn por unë nuk duhet të penalizohem

Pas medaljes bronzit në Kampionatin Botëror, Erkand Qerimaj ndihet i keq për situatën që po kalon peshëngritja shqiptare e cila sërish u prek nga dopingu.

Në një prononcim për “News 24”, Qerimaj theksoi se nuk qëndron rreziku që Shqipëria mos përfaqësohet në asnjë event për shkak se sportistët kanë marrë dënimin individual.

“A rrezikon vendi mos përfaqësohet? Nuk ka rrezik që sportistët e tjerë mos përfaqësohen por heqja e mundësisë së Evropianit është një dëm i madh, nuk besoj se do kemi penalizime ne të tjerët që nuk kemi përdorur doping”, tha ai.