Brazil, çfarë do të ndodhë me ish Presidentin e dënuar?

Tre gjyqtarë në Brazil do të vendosin shumë shpejt për burgosjen ose jo të ish-Presidentit të vendit, Luiz Inacio Lula da Silva.

Pavarësisht se është dënuar për korrupsion dhe pastrim parash në korrik të 2017, Lula shpreson të fitojë një mandat tjetër si President në zgjedhjet e 7 tetorit.

Ai në mënyrë të vendosur mohon akuzat kundër tij, të cilat thotë se janë të orkestruara për të penguar kandidimin e tij për President.

Lula, 72 vjeç, është dënuar me 9 vjet e gjysmë burg, por u u vendos të lihet i lirë deri në përmbylljen e procesit të apelimit.

Çështja është dëgjuar nga grupi i gjyqtarëve dhe nëse ata e mbështesin dënimin, sipas ligjit brazilian Silva nuk do të lejohet të kandidojë për postin e presidentit.