Gazetari publikon emrat: Ja kush janë orligarkët në Shqipëri

Gazetari Basir Çollaku në një reagim të fortë ka dhënë emrat e oligarkëve që sipas tij i shohim çdo ditë dhe nuk ka nevojë që të kërkojmë në Prokurori apo ILKPD.

Duke ii referuar ministrave më të afërt me Ramën, ai thotë se ata janë hambari i parave që shkojnë në thesin privat të Edi Ramës.

Më tej, duke iu referuar korrupsionit të lartë në vend, Çollaku përmend edhe faktin se për të zëvendësuar ambasadoren Romana Vlahgutin në vendin tonë ka një numër kërkesash shumë të larta.

Ja çfarë shkruan Basir Çollaku në Facebook:

Oligarket, mos i kerkoni te Prokuroria apo ILKPD…ata jane ata qe ne dime dhe shohim.

Sajmir Tahiri

Erion Veliaj

Arben Ahmetaj

Damian Gjiknuri

Ilir Beqja

Fatmir Xhafa

A jane kto hambaret e miliona eurove qe rrjedhin ne thesin privat te KM Edi Rama..!?!

E ku tjeter. Sigurisht per kete duhet zbritur ne terren tek kokaina, heroina, caanabis, doganat, tatimet, policia, burgjet, kok(n)censionet, lejet e ndertimit, çinvestimet e huaja, pushteti lokal. Natyrisht qeveritare paraardhes te PD dhe LSI apo partive te tjera jane domosdoshmerisht per tu hetuar per sjellje te ngjashme me pronen publike.

Nderkohe historite me dosje dhe prona te vjedhura jane baterdi. Shikoni ne dyert e gjykatave. Po te marrim thjesht njoftimet, do gjejme gjithe ish-pronaret ne gjyq. Te gjithe.

Dhe jane me biznesmene, pushtetare, politikane, gjyqtare dhe prokurore, fort rralle me njerez te zakonshem, apo me njeri tjetrin. Gjurmo parane eshte udha e gjetjes se “peshqve” por kush ta beje.

Drejtesia ne kulmin e zhurmes po merret.me kalceto, dhe gjera periferike. Sepse ne qender ska te ndenjura te hedhe vlle.

Nderkombetaret e shumte kane rritur oreksin per te ardhur ne Shqiperi. Mos harroni protektoratin e shemtuar dhe me plot kosto te keqe te Soros ndaj vendasve dhe te huajve ne Tirane. Mos lini kurre menjane Sigurimin e Shtetit dhe trashegimine e tij kudo ne politike dhe drejtesi e gjithandej pushteteve.

Per te zevendesuar Vlahutimin jane se paku 40 kerkesa ne Bruksel nderkohe qe 10 here me pak ishin kur ajo zevendesoi paraardhesin. A duhet thene se arsyeja ngazellyese eshte klima, apo paraja hedh perveç ujit edhe evropdashesit tane perpjete..?!

Besoj se qartesisht po. Hetimi nga BE per zonjen Vlahutin dhe ca qindra mijera dollare me teper te dyshuar si korrupsion ashiqare, jane pergjigje dilemeshuese. Deri atehere kur…