Vendi i 3-të në Botëror, Qerimaj: Qeveria duhet të më shpërblejë, di një rast që...

Pas medaljes bronzit në Kampionatin Botëror, Erkand Qerimaj i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare për ta shpërblyer këtë arritje.

Në një prononcim për “News 24”, Qerimaj kërkon që të vlerësohet financiarisht pasi sipas tij nuk është pak vendi i tretë në një Kampionat Botëror.

“Shpërblimi? Nuk e  realisht pasi praktikat e mëparshme kanë qenë në varësi të drejtuesve. Mbaj mend një rast në vitin 2002 kur qeveria e atëhershme për një rast të ngjashëm dhuroi 100 mijë euro plus një shtëpi. Nuk e di a do të vlerësohet ky rasti im, pasi nuk është pak të dalësh i treti në një Kampionat Botëror”, theksoi ai.

“Momentalisht jam i lumtur për medaljen shpresoj të marr vlerësim nga qeveria pasi të çosh flamurin në Botëror nuk është pak një vend i vogël si Shqipëria. Dolëm të tretët në Botë dhe kjo është një arritje e madhe jo vetëm për peshëngritjen por edhe për sportin shqiptar”, përfundoi ai.