Aktorja e madhe Tinka Kurti në spital, ja cila është gjendja e saj

Aktorja e madhe Tinka Kurti vazhdon të jetë në spital, pasi u shtruar mbrëmjen e djeshme me urgjencë.

Aktorja shqiptare ishte duke bërë provat për shfaqjen e saj të radhës, kur nuk është ndjerë mirë dhe është dërguar me urgjencë.

Burime nga spitali Amerikan 3, kanë bërë të ditur se aktorja Tinka Kurti është në gjendje të qëndrueshme dhe vazhdon të trajtohet me intensitet.

Mësohet se ajo vuan nga një infeksion pulmonar.

Aktorja ishte duke bërë provat për shfaqjen që pritet të jepet në fund të muajit janar në pallatin e koncerteve.