SHBA, 70 trupa ushtarake të Gardës Kombëtare do të nisen për në Kosovë

70 trupa të Gardës Ushtarake Kombëtare të Kalifornisë janë nisur nga San Diego këtë të martë për në Kosovë në kuadër të operacioneve paqeruajtëse.

Ekipi i 79 i Brigadës së Këmbësorisë do t’i prijë rotacionit të 24 të trupave amerikane në Kosovë, në kuadër të NATO-së që ka qenë në mbrojtje prej luftë së vitit 1999 me Serbinë.

Misioni pritet që pas një muaji pas disa ndalesave në Teksas dhe Gjermani,  ushtarët të hyjnë në Kosovë.

Ky thuhet se është misioni i parë i trupave amerikane në nëntë muajt e fundit në Ballkan.

Ekipit të Gardës Ushtarake Kombetare do t’i bashkohen edhe 30 trupa të tjerë nga Kalifornia, para se njësiti të futet në Kosovë.