Tjetër transfertë e bujshme. Chelsea merr sulmuesin e njohur nga Serie A

Marrëveshja është arritur dhe tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar pasi Edin Dzeko do të veshë fanellën e Chelseas.

Sipas të përditshmes italiane “Gazzetta dello Sport”, ditën e sotme sulmuesi boshnjak do të mbërrijë në Londër për testet mjekësore, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Corriere dello Sport” pretendon se sulmuesi do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me “Blutë” nga e cila do të përfitojë plot 8 milionë euro në sezon.

Thuhet se Dzeko nuk do të udhëtojë me skuadrën e Romës që sot luan kundër Sampdorias.