Ndalohet kënga 'Albanian' në Mal të Zi, ja reagimi i reperëve kosovarë

Para disa vitesh është lansuar projekti “Albanian”, nga Genc Prelvukaj, Lyrical Son dhe Dj Blunt, shkruan Gazeta Blic.

Këngë kjo mjaft e pëlqyer e cila vazhdon të ndëgjohet edhe sot pothuajse në të gjitha trojet shqiptare.

Por, një lajm i fundit i cili ka qarkulluar në media është se agjencia për mediat elektronike e Malit të Zi u ka shqiptuar vërejtje televizioneve “Boin” dhe “Teuta” për shkak të transmetimit të spoteve muzikore të dy këngëve shqipe me rastin e 28 nëntorit -Ditës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë.

Përkatësisht, spotin muzikor për këngën ‘Albanian’, me interpretues Etnon feat Lyrical Son & DJ Blunt.

Pas kësaj, kanë reaguar edhe protagonistët e këngës, Genc Prelvukaj me anë të një postimi në llogarinë e tij ‘Instastory’,  tha se :“Pas shume paralajmerimeve si duket shteti i Malit të Zi e paska urdheruar ndalimin e transmetimit te kenges Albanian”, ndërsa Lyrical Son poashtu ka publikuar lajmin duke thënë se “ #Albanian, ju s’mund të ndaloni”.