Dorëzimi i legjendës së Milanit: S’kam çfarë t’i bëj Messit! Falë Zotit ai...

Paolo Maldini konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë të historisë së futbollit.

Gjatë një rrëfimi mbresëlënës ai e ka pranuar se nëse do të luante kundër tij do ta kishte të pamundur për të ndalur Lionel Messin.

“E falënderoj Zotin çdo ditë që nuk kam luajtur asnjëherë kundër Leo Messit. Kur Milani u përball me Barcelonën ai falë Zotit ishte i dëmtuar. Do ta kisha të pamundur për ta ndalur”, tha Maldini.

Milani dhe Barcelona janë përballur në gjysmëfinale të vitit 2006, ku Messi nuk luajti asnjë minutë për shkak të një dëmtimi.