Seldi dhe Mimoza zbulojnë vendin, pushime ekzotike në parajsë

Një ndër çiftet që po e shijon në maksimum dashurinë, këtë herë është nisur për pushime ekzotike. Pasi i mbyllën të gjitha aktivitetet dhe projektet e fundit dhe fillimit të vitit, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra kanë nisur udhëtimin drejt Republikës Domenikane.

Në disa prej fotove dhe videove të postuara nga çifti në njërin prej plazheve më të bukura të zonës, Punta Cana, dy të rinjtë janë duke shijuar çdo copëz të parajsës, siç e quajnë ata.

Këngëtarët, me gjithë koncertet dhe projektet e reja muzikore, gjejnë gjithmonë kohë për t’iu përkushtuar njëri-tjetrit. Kjo kohë vere në këtë fundjanari duket zgjedhja ideale para nisjes së një viti tjetër me shumë punë, koncerte e udhëtime romantike.