Ronaldo jashtë ekipit të Zidanes, mungon sot në Copa del Rey

Sot në orën 21:30 Real Madrid do të presë në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Leganes në ndeshjen e kthimit të vlefshme për Copa del Rey.

E përditshmja sportive “Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, ku ajo që bie në sy është mungesa e Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi portugez ka një dëmtim në fytyrë nga dueli i fundit ndaj Deportivo La Corunas dhe sot pritet që të pushojë.