A ndryshon jeta në çift pas lindjes së fëmijës? Prindërit ndajnë eksperiencën e tyre

Ardhja në jetë e një fëmije, sidomos kur është i dëshiruar dhe aq shumë i mirëpritur, është dhurata më e bukur që mund t'i ndodhë një çifti. Lindja e tij, përveç se shënon fillimin e një periudhe dhe eksperience të re ku si gruaja dhe burri zbulojnë dimensionin e prindit, sjell edhe disa ndryshime në jetën në çift që nuk i kishit hamëndësuar më parë. Ja ç'pritet të ndodhë më pas...

Thuajini lamtumirë fundjavave dembele në gjumë: Zgjimi në orën 10 të mëngjesit gjatë të shtunave dhe të dielave tashmë mund të konsiderohet një kujtim i ëmbël dhe i largët i së shkuarës. Edhe nëse fikni alarmin e telefonit apo orën me zile, të qarat e fëmijës do të kthehen në melodinë më të zakonshme të fundjavave.
Do të rralloni të dalat natën vonë: Nëse planifikoni një darkë jashtë, dijeni se do të ktheni shumë herët në shtëpi pasi fëmija do t’ju kërkojë dhe meraku i prindit nuk do ju lë të festoni të qetë. 
Marrëdhëniet seksuale do të kthehen nga spontane në të planifikuara: Na vjen keq t’ua themi këtë, por tashmë keni shumë më pak kohë në dispozicion për veten, sidomos kur bëhet fjalë për gjimnastikën poshtë çarçafëve. Bëni mirë të merrni një bllok dhe të organizoni datat e ditët kur keni nevojë për intimitet.
Do të ndiheni më shumë si bashkëpunëtorë sesa çift: Shpeshherë, prindërit ndihen sikur po drejtojnë një kompani me vetëm dy punonjës, puna e të cilëve është të kujdesen për fëmijët. Është një punë pa lekë që nuk do të përfundojë kurrë, të paktën jo deri sa fëmijët të mbushim moshën madhore, që i thonë 18 vite. 
Do të ndjeni sikur gjithçka që bën partneri është e gabuar: Ndonjëher pesha e prindërimit bën të ndiheni sikur gjithçka që bën partneri juaj është thjesht e gabuar. Kjo eksperiencë e re zbulon tipare të panjohur më herët tek partnerët.