Shkatërrohet banda e drogës dhe fajdeve, pranga shqiptarit e italianëve

Një tjetër aksion antidrogë është realizuar pas më shumë se 1 viti hetimet. 6 persona janë vënë në pranga, mes të cilëve njëri është shqiptar e 5 të tjerët janë italianë.

Siç shkruajnë mediat vendase, aksioni është zhvilluar në Romë dhe arrestimet janë bërë gjatë mëngjesit të sotëm.

Këta 6 persona akuzohen për të paktën 500 raste të shpërndarjes së drogës në doza të vogla dhe të dhënies së parave me fajde. Kush nuk i kthente në kohë, duhej të përballej me dhunën e organizatës.

Policia italiane kishte më shumë se 1 vit që po hetonte këtë grup, të shkatërruar mëngjesin e sotëm.