'Judicial Watch': Hetimi për Rusinë, ‘korrupsion në më të keqen e mundshme’ nga FBI

Tom Fitton, presidenti i grupit monitorues Judicial Watch, e cilësoi të shtunën hetimin e FBI-së për bashkëpunimin e fushatës së Trumpit me Rusinë si “korrupsion në më të keqen e mundshme”.

Fitton tha se “burokracia e pazgjedhur” në Departamentin e Drejtësisë dhe FBI – në disa raste, të emëruar politikë të administratës Obama, po “thyenin rregullat për të rrëzuar një president të zgjedhur korrektësisht” dhe po shkelnin ligje “aq sa as Richard Nixonit nuk i kishte vajtur ndonjëherë mendja”.

“Asgjë në historinë e vonë amerikane nuk krahasohet me atë çka mendojmë se dimë”, tha ai.

Fitton tha se zyrtarët e DD dhe FBI-së keqpërdorën mundësinë për të spiunuar vendet e tjera, të garantuar nën Aktin e Mbikqyrjes së Inteligjencës së Huaj (FISA) për të përgjuar opozitën politike dhe më pas për t’ia kaluar rezultatet sekrete një “hetimi fals kriminal”. Ishte “pjesë e konspiracionit të fushatës së Clintonit për të shënjestruar kundërshtarin e saj politik”, tha ai.

Synimi i tyre është heqja e Presidentit përmes “akuzave formale apo akuzave penale”, tha ai. “Pikërisht kjo po vazhdon edhe tani”.

Deri tani, është zbuluar se fushata e Clintonit dhe Komitetit Kombëtar Demokrat pajtoi Fusion GPS përmes një firme ligjore për të kryer një kërkim anti-Trump për lidhjet e tij të biznesit me Rusinë. Kërkimi më vonë u bë i njohur si Dosja Trump.

Bashkëthemelusesi i Fusion GPS, Glenn Simpson, deklaroi në gusht se autori i dosjes, ish-spiuni anglez Christopher Steele, ishte kaq i alarmuar nga historia qesharake që dëgjoi se Trump pagoi prostituta gjatë një udhëtimi në Moskë më 2013 për të perfomuar një “Golden Showers”, sa që shkoi te FBI, me shqetësimin se rusët mund t'i bënin shantazh Trumpit.

Javë më pas, FBI nisi një hetim mbi fushatën e Trumpit. U tha edhe se dosja arriti të siguronte një mandat nga një gjykatë sekrete e FISA-s për të përgjuar këshilltarin e fushatës së Trumpit, Carter Page.

Është zbuluar edhe se gjatë fushatës, zyrtarët e lartë të FBI-së, Peter Strzok e Lisa Page-të cilët kanë punuar të dy me hetimin e emaileve të Clintonit dhe mbi këshilltarin special-kishin shkëmbyer qindra sms ku tregonin se sa shumë e përbuznin Trumpin dhe për nevojën e një “police sigurimi” në rast se Trump fitonte.

Fitton tha se nëse FBI shqetësohej vërtet se dosja zbulonte një situatë shantazhi për Trumpin, ata duhej të kishin shkuar te kandidati i atëhershëm dhe ta paralajmëronin e t'i ofronin ndihmë. Në vend të kësaj, dosja u përdor “si justifikim për ta përgjuar atë dhe njerëzit e tij. Nuk ka dyshim për këtë”.

Fitton, hetimi i grupit të të cilit për sulmin terrorist në Benghazi më 2012 solli zbulimin se Hillary Clinton kishte përdorur një server emaili privat ndërsa ishte Sekretare e Shtetit, tha se të njëjtët zyrtarë që tani punojnë ende në DD dhe FBI – madje edhe disa të emëruar nga Trump – ia vështirësuan grupit marrjen e dokumenteve të kërkuar nën Aktin e Lirisë së Informacionit (FOIA).

Ai fajësoi “vendimmarrjen e bazuar te frika” për rezistencën dhe përshëndeti Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve për marrjne me sukses të informacionit nga agjencitë, pasi i kërcënuan me akuzë për mosbindje ndaj autoriteteve.

Komisioni i Inteligjencës i Dhomës në muajt e fundit e rriti presionin mbi DD dhe FBI për të zbuluar dokumentet e kërkuara dhe intervistimet në lidhje me zotërimin e dosjes nga ana e tyre. Komisioni ka përgatitur një memo të detajuar me zbulimet që ka bërë dhe do ta publikojë javët e ardhshme.

“Na vjen mirë që më në fund Kongresi po hedh disa hapa për nxjerrjen e këtij informacioni”, tha Fitton. “Iu desh të kërcënonin Departamentin e Drejtësisë të Trumpit dhe FBI-në me akuzë mosbindjeje për t’i marrë këto dokumente”.

Por ai paralajmëroi se edhe me publikimin e memos lufta për të vërtetën nuk do të përfundonte. Ai shprehu mosbesim se memoja do të zbulonte përmbledhje materialesh të klasifikuara, të tilla si mandati i FISA-s i përdorur për Page.

“Një memo e publikuar nuk do ta zgjidhë problemin. Duhet të jemi këmbëngulës”, tha, por shtoi se “ne po fitojmë dhe ka ende shumë për të fituar”.

Marrë nga Breitbart.com-Përgatiti: SYRI.net