Kujdes, po të thyeni këmbën kështu fitoni 476,500 dollarë

Një 74 vjeçare fitoi plot 476,500 dollarë pasi fitoi gjyqin ndaj një kompanie fluturimesh.

Ngjarja e rrallë ndodhi në SHBA.

E moshuara në 2015 teksa po zbriste nga autobusi shoqërues i avionit ka thyer kyçin e këmbës.

 Gruaja fajësonte personelin e kompanisë pasi nuk i ofruan asaj një stol për të kaluar e sigurt në tokë.

 Gjykata e Oregonit shpalli 90 % fajtore dhe vetëm 10 % gruan e moshuar.

 Avokati mbrojtës i gruas argumentoi se gruaja tashmë kishte humbur dy nga pasionet e saj më të mëdha, kërcimin dhe kopshtarinë.

 Gjykata duke shqyrtuar dëmet morale, por edhe financiare , pasi gruaja nuk mund të vazhdonte të punonte, e dëmshpërbleu atë me plot 476,500 dollarë.

Gruaja qëndroi plot tre vite nëpër gjykata dhe më në fund duket se doli e vërteta për të.

 Ndërkohë që kompania nuk e ka komentuar ngjarjen, duke preferuar heshtjen pas një humbje kaq të madhe.