Shpërthim me tritol në Gjirokastër, një person i plagosur

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Gjirokastër, nga ku ka mbetur i plagosur një person. Shpërthimi ka ndodhur në banesën e shtetasit A.L.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dunavat i Dytë” ndërsa i plagosur lehtë ka ngelur shtetasi G. L, 34 vjeç.

Lënda plasëse është hedhur në oborrin e shtëpisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Informacion Paraprak.

Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A. L., në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G. L, 34 vjeç, (i biri i shtetasit A. L), si dhe dëmtime materiale të banesës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.