VIDEO/ Sevilla-Atletico Madrid, përcaktohet skuadra gjysmëfinaliste

Skuadra e Sevillas ka mposhtur për të dytën herë brenda një jave Atletico Madridin, për t’u bërë skuadra e parë që kalon në gjysmëfinale të Copa del Rey.

Sevilla sonte shënoi fitore 3-1, për të kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 5-2.

Golat për vendësit i shënuan Escudero, Banega dhe Sarabia, ndërsa golin e vetëm për Atleticon e shënoi sulmuesi Antonie Griezmann.