VIDEO/ Koha kur Nora Istrefi u ‘martua’ me Besim Dinën

Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një martesë të vërtet. Por kur këngëtarja Nora Istrefi, ishte në fillimet e saj të karrierës, e kishte provuar veten pak edhe në aktrim.

Në një skeç të para disa viteve, Nora Istrefi shihet duke luajtur përkrah komedianit Besim Dina.

Në skeç Nora ishte martuar me Besimin, ndërsa kishin ftuar disa miq të tyre në këtë dasëm.

Në këtë video përveç se e shohim Norën si aktore, ajo duket krejt ndryshe nga sa e njohim sot, pasi ndryshimet fizike janë të dukshme.