Operacioni ‘Dega e Ullirit’, Turqia bën publike rezultatet e luftimeve

Turqia njoftoi se në kuadër të Operacionit “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 260 anëtarë të organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH.

Ndërkohë që numri i ushtarëve turq, që konsiderohen dëshmorë, ka arritur në 3.

Sipas një njoftimi zyrtar, theksohet se gjatë planifikimit dhe realizimit të operacionit shënjestrohen vetëm terroristët dhe vendstrehimet, pozicionet, bunkerët, armët dhe pajisjet e terroristëve, ndërsa tregohet çdolloj ndjeshmërie për të mos dëmtuar civilët e pafajshëm.

Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar terroristët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it nga Afrini në veri të Sirisë fundjavën e kaluar.

Operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe të mbrojë popullin sirian nga shtypja dhe mizoria e terroristëve, ka njoftuar Shtatmadhoria eTurqisë.

Sipas qëndrimit zyrtar të Turqisë, operacioni zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes sipas Kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Afrini ka qenë strehë e madhe për organizatën terroriste PYD/PKK që nga korriku i vitit 2012, kur regjimi i Asadit në Siri ia la qytetin organizatës terroriste pa luftë.