Pas përfundimit të mandatit, ish-Kryeprokurori rishfaqet në...

Adriatik Llalla që për 5 vjet drejtoi Prokurorinë e Përgjithshme, duket se i është kthyer jetës normale, pas përfundimit të mandatit.

Ai është shfaqur sot në një nga lokalet në qendër të Tiranës, pa praninë e truprojave, ndërsa ishte i veshur me një kostum blu.

Kjo është hera e parë që Llalla shfaqet në publik që pas largimit nga posti i Kryeprokurorit.