DETAJE/ Ja shuma e parave që u grabit në pikën e këmbimit valutor

Shuma e grabitur në pikën e këmbimit valutor në Levan të Fierit pasditen e sotme, sipas burimeve zyrtare të Policisë, është rreth 500 mijë lekë të vjetra.

Ora shënonte rreth 18:45, kur dy persona të maskuar dhe të armatosur me armë zjarri grabitën biznesin, që shërbente si pikë këmbimi e transferta parash.

Pasi morrin paratë, autorët u larguan me shpejtësi. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njofton Policia, ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.

Pasditen e 9 Janarit, në qytetin e Fierit u grabit një tjetër pikë e këmbimit valutor me të njëjtën skemë: Dy persona të maskuar e të armatosur, përmes kërcënimit morën rreth 700 mijë lekë të vjetra e u larguan. Ai rast, është ende pa autorë të arrestuar nga Policia.