Në Zhulatin e harruar në Labëri, ekspozitë me instrumentet muzikore të traditës

Ne Zhulatin e harruar, ne fshatin malor me një origjinë të lashtë antike në jug të Shqipërisë, afro 20 kilometra nga Gjirokastra, pjesë e zonës së Labërisë. Aty, ku gjendet rrapi shekullor gati 500 vjecar, ku banoret brez pas brezi trashegojne muziken baritore me fyej, cyla, longari dhe zilet e bagetive. 
Qendra kombëtare e Inventarizimit të pasurive kulturore ne bashkepunim me Ministrine e Kultures sjellin në vëmendje kete trashegimi për të shfaqur me banorët e zonës ekspozitën “ Instrumentet muzikor të traditës dhe mjetet për punimin e tyre” .