Plas sherri te Milani, menaxheri i lojtarit godet me karrige drejtuesin e klubit

Edhe pse rezultatet e fundit kanë qenë pozitive, situata në klubin e Milanit nuk duket aspak e qetë gjatë këtyre ditëve.

Dje ka pasur një përplasje të ashpër mes drejtorit sportiv të kuqezinjve, Masimiliano Mirabeli, dhe agjentit të mbrojtësit parguajan, Gustavo Gomez.

Gjithçka ka të bëjë me bllokimin që klubi i Milanit po i bën mbrojtësit, i cili dëshiron të largohet drejt Boka Juniors në Argjentinë.

“No Todo Pasa” nëpërmjet një postimi në “Twitter” zbulon se agjenti i mbrojtësit, Augusto Pareja, gjatë takimit me Mirabelin, në zyrën e këtij të fundit, ka ngritur zërin ndaj drejtuesit të Milanit, më pas ka lëshuar një karrige që ka thyer një xham të zyrës.