Nga kryetari i Partisë Komuniste tek ish-ministri, ja anëtarët e PS për KLP e KLGJ

Partia Demokratike në një konferencë për mediat ka bërë të ditur sot se personat e zgjedhur nga mazhoranca si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Gjyqësorit.

Sipas Gazmend Bardhit, të gjithë kandidatët e emëruar nga mazhoranca në këto dy institucione nuk i përmbushin kriteret e vendosura për të qenë anëtarë të KLP-së e KLGJ-së.

Më poshtë pjesë nga fjala e Gazmend Bardhit:

Kandidati per KLGJ nga shoqeria civile Altin Hazizaj ka depozituar deklarate ku deklaron se nuk ka qene i denuar me vendim gjyqsor te formes se prere. Eshte deklarate e rreme sepse sipas shkreses se Drejtorise se Burgjeve dhe Prokurorse se Pergjithshme rezulton se Altin Hazizaj eshte denuar dy here me vendim te formes se prere per dy vepra penale.

Dokumenti nga sekrori i dekriminalizimit per Altin Hazizaj eshte dorezuar ne kuvend por eshte fshehur per anetaret e opozites. Ai duhej te ishte skualifikuar. Kjo e ben listen te pavlefshme

Sokol Lamaj nuk ka vertetimin per shlyerjen e detyrimeve tatimore, qe eshte shkelje flagrante per kriteret e kandidateve qe vijne nga avokatia. Ndaj tij jane marre masa administrative per mospagesen e rregullt te tatimeve. Ky eshte kriter ndalues per kandidatet. Edhe ky kandidat e deligjitimon listen

ONM ka konstatuar se Ilir Panda ka qene i perfshire ne nivele te larta politike, cka ligji e ndalon.

Kozma Jano nga rradhet e avokateve, nga dokumentacioni qe i eshte fshehur opozites, rezulton, se Kozma Jano i datelindjes 1956 ka qene bashkepunetor i sugurimit te shtetit me pseudonimin “Telefoni.”

Kozma Jano ka qene kryetar i Partise Komuniste dega Lushnje dhe ne 2011 ka qene kandidat ne zgjedhjet lokale ne listen e keshilltareve. Kjo e dhene eshte ne faqen e KQZ.

Alfred Balla ne rekomandimin e ONM nuk ploteson kriterin e angazhimit ne shoqerine civile ne 5 vitet e fundit. Platforma e ketij kandidati eshte plagjiature e nje kandidati tjeter. (Plarent Ndreca). ONM thote se ky kandidat nuk ka integritetin e duhur per te qene kandidat.