Arsenal ofertë zyrtare për Aubameyang

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger e ka konfirmuar interesimin e klubit të tij për Pierre-Emerick Aubameyang.

Gjatë konferencës për shtyp, francezi e pranoi se “topçinjtë” janë në bisedime me Borussia Dortmundin për ta transferuar sulmuesin nga Gaboni.

Një transferim i tillë mund të bëhet shumë lehtë zyrtare, pasi Auba kohëve të fundit i ka shpalosur disa probleme të mëdha në ekipin gjerman.

Kujtojmë se Arsenali largoi Alexis Sanchez, dhe mori Henrikh Mkhitaryanin.