Përse po shkon Rama në Davos të Zvicrës?

Edi Rama po shkon në këtë aktivitet vetëm për interesin dhe qejfin e tij personal, sepse as ka ndonjë objektiv, as ka për të referuar, edhe as ndonjë axhendë me interes publik për takime me drejtues shtetesh apo personalitete të ekonomisë botërore. Për më tepër që është profan për të gjithë temat që do të diskutohen në Davos.

Pra Rama, po ti referohemi interesit publik, po shkon fare kot në Davos, asgjë për interesin publik nuk do të mund të sjellë Rama nga ky Forum i Ekonomisë Globale, nga i cili as kupton gjë dhe as kontribuon dot.

Rama po shkon në radhë të parë për qejfin e tij personal e ndoshta edhe të familjes së tij, në një vend me hotele të shtrenjta, me vende ku bëhet ski, me restorante luksoze, dhe me siguri duke paguar shuma marramendëse parash, si vetëm për tu futur në aktivitet ashtu edhe për të bërë të gjithë qejfet jashtë tij. Rama nuk ka bërë deri tani asgjë transparente, të paktën të deklaronte faturën financiare të këtij aktiviteti dhe nga çfarë burimesh është paguar kjo faturë.

Rama në radhë të dytë shkon për të bërë disa foto nëpër hollet dhe sallonet e sallave të mbledhjeve, afër figurave të rëndësishme si Angela Merkel e Emanuel Macron, për ti shitur në Tiranë këto foto si marrëdhënie të liderit “global” me personalitetet botërore meqë askush nuk po e fton zyrtarisht në takime dypalëshe…. Pra për të maskuar vetminë e madhe të këtij fillim mandate të dytë…

Rama në radhë të tretë do të takohet e hajë dreka e darka me biznesmenë më origjinë shqiptare që ndodhen në Zvicër a gjetiu, i shoqëruar eventualisht edhe nga ndonjë drejtues rajonal, shqiptar apo jo shqiptar…

Rama në radhë të katërt do të takohet me Cipras për ti thënë të mos shqetësohet se të gjithë kërkesat e tij po plotësohen dhe për të fiksuar takimin protokollar për firmosjen e marrëveshjes ku do të jenë të gjithë çështjet që pala greke ka kërkuar.

Rama në radhë të pestë do të takohet në mënyrë sekrete më George Soros për ti qarë hallet e largimit dhe të zëvendësimit të tij me pasardhësin, duke i kërkuar ndihmë për të vazhduar mbështetjen për kontrollin e drejtësisë së reformuar.

Rama nëse do ti kërkojnë do të rreshtohet edhe me frontin anti-Trump që është përgatitur të ballafaqohet me Trump në Davos, i cili do të jetë një ballafaqim mes tezës së Trump për “Amerika e para” dhe globalistëve liberalë të sponsorizuar nga Soros për “Bashkim të të gjithëve kundër Trump”.

Shpresojmë që këtë radhë mos të dalë në foto me atlete se është shumë ftohtë apo me xhupin e Juventusit …dhe ajo që është më e rëndësishmja të mos i bëjë varavinga, sa para e prapa, ekipit të Donald Trump…