Sanchez u transferua tek United, por a do të mund të luajë në Champions?

Alexis Sanchez është transferuar tek Manchester United pas shkëmbimit që bëri me Herichk Mikhitaryan.

Por, ajo që po pyesin të gjithë është nëse Sanchez mund të luajë në Champions League.

Arsenali vitin e kaluar përfundoi në vend të pestë dhe nuk arriti që të kualifikohej për kompeticionin më të lakmuar në Europë, Champions League, por u kualifikuar për në Europa League.

Rregulloja e UEFA-s thotë që nuk mund të luajë nëse ai është aktivizuar me ndonjë klub tjetër në kompeticion, Sanchez ka luajtur vetëm në Europa League, shkruan Syri.net.

Kështuqë Manchesteri ka kohë deri më 1 shkurt për të rregjistruyar Sanchez në listën e lojtarëve që do të luajnë në Champions.

Pas ardhjes se Sanchez tifozët e United kanë filluar që të ëndërrojnë për trofeun e lakmuar.

E njejta gjë vlen edhe për Mikhitaryan.

/Ariglon Pali/Syri.net/