Sanches përshëndet tifozët e Arsenal me video emocionuese, por ja detaji që nuk e vuri re askush
06:38, 23/01/2018
Alexis Sanches zgjodhi të largohej nga Arsenal për të kaluar tek Manchester United.
Kiliani ishte në muajt e fundit të kontratës me londinezët dhe nuk vendosi të vazhdonte më tutje, duke u zhvendosur në Manchester.
Pak pas zyrtarizimit Sanches zgjodhi të falenderojë klubin e Arsenalit dhe fansat me një video përshëndetëse, ku ai shfaqej duke takuar të gjithë shokët e ekipit.
Por kjo video kishte një muzikë në sfond dhe interesante është titulli i kësaj kënge.
Kënga quhet” Now we are free” dhe këndohet nga Lisa Gerard.
Me këtë veprim ndoshta Sanches pa dashje ka treguar dëshirën e madhe që kishte për të ikur nga Arsenal. E.D/SYRI.net