VIDEO/ Drejtuesi i agjensisë pranon se është gay: Ja si ngacmohen ...

Në mbrëmjen e sotme një prej drejtuesve të agjensive të punësimit në Shqipëri ka pohuar se është gay. 

I ftuar në Opinion, Elton Ilirjani drejtues i një agjencie për rekrutimin e punonjësve, ndër të tjera ka deklaruar publikisht prirjet e tij seksuale. Ai është shprehur se është homoseksual dhe duket se këtë fakt nuk ka hezituar ta deklarojë.

“Vajzat ngacmohen që në intervistën e punës, unë i kam parë të dyja anët e medaljes.

Të gjitha gocat kanë ardhur në intervistë me mua të zbuluara edhe pse nuk e dinë që unë jam gay”, u shpreh Ilirjani.