PSG planifikon ndryshimin e stolit, ikën Emery, vjen Zidane

PSG ka filluar të mendojë për sezonin 2018-2019. Klubi i Al-Khelaifi, sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, po mendon për një ndryshim në stol: ikën Emery, vjen Zidane.

Menaxhimi i keq i ekipi pas blerjeve të rëndësishme të Neymar dhe Mbappe duket se ka bindur pronarët që të nisin kontaktet me trajnerin francez, i cili ka fituar dy edicionet e fundit të Champions League me Real Madrid.

Duhen rezultate dhe Ligue 1 nuk mjafton më. Zidane konsiderohet si zgjedhja e duhur, edhe për shkak se Florentino Perez duket se ka filluar gjithashtu të kërkojë për ta zëvendësuar “Zizou”.